Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me socialistët. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te procesi i integrimit.
“Është koha të kapim momenti. Na e ka sjellë ne fati, Zoti, quajeni si të donë për të çuar përpara këtë Proces. Edhe populli na ka dhënë 83 mandate, ja ku i keni çojeni deri në fund. Nuk mund të lejojmë që ky proces të merret peng”, tha ai.











