• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takim kuqezi në Milano, emigrantët: Na u duk sikur ishim në Shqipëri

by A M
26/05/2024 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali u prit me shumë vrull dhe entuziazëm nga emigrantët shqiptarë që jetojnë atje. Në kuadër të turit të takimeve të tij një diasporë Edi Rama mblodhi emigrantët shqiptarë të Italisë në pallatin e sportit Maria Piantanida nga ku rreth 5 mijë shqiptarë dëgjuan fjalën e tij.

Me atmosferë patriotike nën shoqërinë e këngëtarëve shqiptarë, emigrantët u shprehën shumë të ngazëllyer për takimin me kryeministrin Edi Rama, e që në fakt mundësi që të gjithë shqiptarët të shpërndarë në qytete të ndryshme të Italisë të bashkoheshin në këtë ditë të veçantë.

Për gazetarin e Klan News, Besard Jacaj që ndodhet aktualisht në Milano duke ndjekur nga afër takimin që zhvilloi kryeministri i vendit, emigrantët shqiptarë shprehen shumë të kënaqur për vlerësimet dhe për temat që vetë Edi Rma përcolli.

“Shumë bukur, jemi kënaqur shumë. Na është bërë shumë qejfi që erdhëm këtu për atdheun tonë edhe pse jemi lindur e rritur këtu në Itali,” shprehët nja vajzë shqiptare lindur dhe rritur në Itali.

“Shumë bukur, shume emocionuese dhe e prisja me padurim. Më pëlqeu fjala e kryeministrit për ne emigrantët, që jemi përpjekur dhe ia kemi arritur qëllimit. Kam 30 vite që jetoj në Itali. Shumë e vështirë në fillim, por ja dola. Kam mbi 26 vite që punoj këtu, në një fabrikë shumë të famshme,” tregon një emigrante shqiptare.

“Shumë të ekzaltuar. Na u duk sikur ishim me vëllezërit, tanë më njerëzit tanë. Sikur ishim në Shqipëri. Unë kam 20 e ca vite në Itali dhe kam punuar këtu. Pasi dola në pension në Shqipëri, punova këtu dhe gëzoj pension kontributi italian. Pensionin shqiptar e kam marrë, jam në rregull me të gjitha, jam i sistemuar me të gjithë njerëzit e mi. E kam trashëguar gjuhën shqipe, edhe mbesat dinë shqip, të dyja dinë shqip, përrallat shqiptare, këngët shqiptare. Jemi një Shqipëri e vogël brenda shtëpisë,” shprehet i emocionuar një tjetër emigrant shqiptar që jeton në Itali

Pyetjes së gazetarit për fjalën që mbajti kryeministrit Edi Rama, ata shprehen se ndjen shumë të lumtur dhe të vlerësuar për angazhimin që po merr shteti shqiptar në mbështetje të emigrantëve që jetojnë në diasporë.

Cilat ishin disa prej mesazheve kryesore, si e ndjetë atë që tha kreu i qeverisë për ecurinë e Shqipërisë, për votën e emigrantëve e cila mund të realizohet, për çështjen e pensioneve pra ishin disa tema të cilat u prekën nga ana e kreut të qeverisë?

“Po janë tema shumë të bukura, ka folur shumë mirë dhe shpresoj të bëhen këto që tha kryeministri jonë,” thotë një qytetare.

“Dashuria për njerëzit, dashuria për kompasit dhe respekti për ato vuajtje që kanë bërë refugjatët kur erdhën këtu nga Shqipëria. Ajo ka ishte një gjë e madhe për të gjithë ne, sepse duhet të respektohen ata që e bënë me sakrificë, me rrethana ashtu siç kanë ndodhur. Ata duhet të respektohen sepse kanë bërë gjënë më të madhe, tani e ndej veten qytetar me të vërtet evropian,” shprehet një tjetër.

Emigrantët shqiptarë të Italisë gjithashtu thonë se pavarësisht se po zhvillojnë jetën në shtetin fqinj dëshirojnë dhe synojnë që në të ardhmen të kthehen në vendlindjen e tyre, Shqipërinë.

“Unë dua ta kthehem në Shqipëri jo të rri në Itali,” shprehet një emigrante shqiptare që jeton në Itali.

“Unë shkoj 3-4 herë në vit në Shqipëri dhe dëshira është për ta kaluar pleqërinë atje, po këtë punë ka edhe djali im,” përfundon një qytetar.

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”./a.m. (tvklan.al)

Next Post
E plotë/Fjala e Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano

Edi Rama nga Milano: Veni, Vidi, Vici...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In