Klima politike që po pengon reformën në Drejtësi duket se ka ulur mëngjesin e sotëm Edi Ramën me disa ambasadorë.
Mësohet se në vilën qeveritare në ish-Bllok, diplomatët e disa shteteve të Bashkimit Evropian si dhe ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillojnë një takim me kryeministrin.
Temë e diskutimit mendohet të jetë klima politike e krijuar në vend dhe reforma në Drejtësi.
Gjatë kësaj jave ambasadorët e BE kanë zhvilluar disa takime edhe me Lulzim Bashën. /b.d