“Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë. U kërkoj thjeshtë të na japin mandatin që të shkallmojmë derën e Hipotekës, Patentave, certifikatave”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Rama pasditen e sotme në Komunikimin Javor ndërsa ka listuar pikërisht disa prej instituvioneve të rëndësishme që drejtohen nga LSI.
Duke iu referuar eksperiencës së bashkëqeverisjes, Rama ka vijuar akuzat për partitë e tjers që sipas tij i duan votat vetëm për t’u bërë pjesë e pushtetit për të vjedhur më pas.
“Po hapim portën e drejtësisë dhe po pastrojmë sistemin. Shqipëria që duam nuk mund të jetë pa një administratë dinjitoze. Partitë e tjera e duan pushtetin për të vjedhur. Kemi shumë për të humbur nëse i ndajmë votat për gjelat e politikës shqiptare dhe kotecet e tyre” – tha Rama ndër të tjera.
Kreu i PS kërkoi mandatin për të fituar betejën për vendin, që siç tha ai, na e lanë amanet rilindasit dhe burrat e shtetit.
“Unë nuk e kërkoj timonin për të luajtur shoferash, por për të rritur shpejtësinë e reformave, punësimit dhe integrimit në BE” – tha kryeministri.
Reagimi i Ramës vjen pas ‘shpërthimit’ të Monika Kryemadhit nga Lezha e cila tha se Partia Socialiste e shkatërroi shtetin në 4 vite.
/b.d
Vasili i përgjigjet Ramës: Policinë e pate pa LSI-në dhe e mbyte vendin me drogë










