Kryeministri Rama ka folur mbremë në ‘Realstory’ edhe për origjinën e tij pasi u ngacmua nga gazetarët për “dashurinë” e tij me mirditorët, nisur nga fakti se Sandër Lleshi është nga Mirdita, por edhe Arta Marku e Donika Prela.
“Edhe unë jam me origjinë gjysmë nga Mirdita. Nëna ime me të vërtetë është nga Vunoi, po ka ardhur nga Mirdita. Mbiemri është Kolë-Leka. Pra si Ndre-Nika. Apo Gjik-Nuri. Origjina ime nga nëna është nga Oroshi”, tha Rama
a.ç










