• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Sponsori i PD hotel me 5 yje në Valbonë, Basha: Buxheti pastron paratë e krimit

by Java News
16/11/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se qeveria po lejon ndërtimin e hoteleve me 5 yje për pastrimin e parave të drogës.

Rama solli në vëmendje kërkesën e ndërtuesit Avni Ponari i cili sipas tij ka kërkuar të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Sipas Ramës, Ponari është sponsor i PD, ndërsa ngriti pyetjen, duke iu referuar akuzave të Bashës, se paratë e kujt po investon ky ndërtues.

“Avni Ponari, ndërtues dhe sponsor i PD, kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Po pastron para? të Kujt? Po investon para të tij legjitime. Kjo është kërkesa e parë. Dhe ndryshimi mes nesh dhe jush, mes meje dhe atij që foli përpara meje, është ky unë nuk i ndaj shqiptarët në të tanët dhe të tyrëve. Po e mbyll me paptën Lul, ai thotë nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde. Në përpjekjen për t’u bërë një kopje e të madhit që s’ka ardhur akoma dhe pozën për t’u bërë Luli i të varfërve je një kopje e pagëlltitshme e Lulit të vocërr”, tha Rama.

Basha deklaroi se ky është buxheti i pastrimit të parave dhe varfërimit të shqiptarëve. “Nuk ka investitorë europianë që duan të ndërtojnë hotelë me 5 yje, është flota e trafikantëve të drogës që kërkon të ndërtojë hotele me 5 yjë për të pastruar paratë”, deklaroi Basha.

“Ke marrë fund politikisht dhe nga pikëpamja logjike dhe e fjalëve. Dërdëllit më batuta dhe diversionë për njerëz që i etiketon si financues të një partie apo një tjetre. Katër vjet me radhë u bërë gazi i botës me drogën dhe tani na thua se e mposhte drogën. Paniku të bën qesharak. Nuk jam këtu të merrem me ty, më intereson vendi. Ky është buxheti i pastrimit të parave dhe varfërimit të shqiptarëve. Ka hotele me 5 yjë në Shqipëri, ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë. Nuk ka investitorë europianë që duan të ndërtojnë hotelë me 5 yje, është flota e trafikantëve të drogës që kërkon të ndërtojë hotele me 5 yjë për të pastruar paratë”, deklaroi Basha.

a.ç

Next Post
Tragjike në Elbasan, përmbyset traktori, humb jetën shoferi

Shoferi i dehur shkakton aksident dhe i ikën policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In