• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: S’ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por na mëson si të bëjmë shtet

by Java News
15/10/2023 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga “Shtëpia e Europës” nën shoqërinë e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ku u njoftua çelja e një dege të re studimi në Kolegjin Europian të Bryzhit në Tiranë, shprehu një qëndrim ndryshe në raport me unionin.

I vënë shpesh në qendër të vëmendjes për kritikat direkte mbi BE-në, këtë herë Rama zgjodhi elozhet për të treguar sipas tij se kemi të bëjmë me një mësues që t’i bën nervat copë, por në fund ia del të mësojë sesi formohet një shtet demokratik e funksional.

Po ashtu kryeministri vlerësoi hapat e shpejtë, me të cilat sipas tij BE po kthen fjalët në vepra, duke rritur shpresat për një anëtarësim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.

“Jemi shumë të lumtur sot. Është vërtet inkurajuese të shohësh BE të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra. Kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet e fundit falë përkushtimit të posaçëm të Presidentes, e cila na ka shoqëruar në momente tepër të errëta. Si për shembull kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë. Dua po ashtu të nënvizoj sesa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot. Pasi ne priremi që të besojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë, financimin, më shumë qasje në tregun e përbashkët. Por unë besoj fort se Europa për ne më shumë se të gjitha këto bashkë ka të bëjë me dijen, me të mësuarin sesi të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim. Si të transformojmë atë çka është më e rëndësishme për një vend të ri në këtë sidë si ne. Dijen dhe shtetin. Ndaj gjithnjë mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe që rrethohemi nga BE. Po të hedh një sy në të shkuarën nuk ka shumë arsye për të qenë të frymëzuar apo për të besuar në një të ardhme të shndritshme. Askush nuk mund tu mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës, që duan të ecin përpara, të transformojnë jetën e tyre, shtetet e tyre, BE është më i miri që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë dhe të sigurojë një shtet demokratik dhe funkas9ional për qytetarët e vetë siç bën BE. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, ma merr mendja që kolegji është në pararojë të kësaj, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar një arsim të klasit më të lartë për të rinjtë tanë. Pasi është një mësim më i thelluar për vetë BE, ndaj kemi të drejtën sot të jemi të lumtur. Dhe besoj se më shumë të rinj shqiptarë sesa 31 fillestarët të bëhen pjesë e tij.”

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

/f.s

Next Post
“The making of Albanians”

Pse tensioni më i madh i Kosovës është 'me' Shqipërinë sesa me Serbinë?!

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Nga Evropa nuk mesuam se si behet 1 shtet por i mesuam hilet evropes dhe Amerikes qe perdor ne Shqiperi.HILJA E PARE evropa pret para me makineri dhe u jep bujqve te saj suvencione mijera euroshe kurse qeveria Shqiptare qe kontrollohet nga Evropa dhe Amerika ka mare urdher qe mos te presi para me makineri dhe tu japi bujqve Shqiptare suvencione keshtu prodhimi i Shqiptareve del me i shtrenjte dhe nuk shitet Shqiptaret nuk punojne tokat dhe behen emigrant puntore te thjesht skllever ne Evrope.HILJA E DYTE Evropa dhe Amerika carmatosen Shqiperine ne 2007 ja demontuan Shqiperise 1200 tanke 800 topa dhe armet kimike qe Shqiperia te mos mundet te reagoje dhe tani Serbia cdo 2 muaj sjell ishtrine ne kufi qe ta detyroj Shqiperine te japi tok dhe me vone dhe det.HILJA E TRETE krijimi i SPAK nga evropa dhe Amerika gjasme per te luftuar korupsjonin por qellimi eshte te vene ne pushtet ne Shqiperi njerezit e tyre duke hequr qafe ata qe nuk u binden.PASTAJ HAJDE MIRUPAFSHIM SHQIPERI pa ushtri pa fabrika pa bujqesi emigrant

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In