• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama si “gogol” grek, jugosllav e së fundi gjerman!

by Albert P. Nikolla
28/01/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert P. Nikolla

Me mbështetjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, prej kohësh ka marrë udhë një nismë pozitive e një bashkëpunimi ndërballkanik sipas modelit europian. Kjo është rruga e duhur për një përfshirje të Ballkanit drejt Europës: në Europë shkohet duke përthithur e jetësuar vlerat e saj në vendet tona. Nismëtari më i hovshëm i kësaj risie politike në Ballkan është pa dyshim Edi Rama. Natyrisht ky fakt nuk mund të mos shkaktojë alergji të llojeve të ndryshme te ata që e fusin veten në kategorizimin komiko – epik: “baca i kombit”! “Bacat e kombit” janë një specie në zhdukje për shkak të procesit të evolucionit demokratik të Ballkanit. Shumica e tyre gjenden në Kosovë, por ka atavizma të saj edhe në Shqipëri sidomos nga ata që janët të lidhur fort me konceptin faresfisnor të politikës. “Bacat” e Kosovës po e marrin më qafë Kosovën e re duke profetizuar si më të përshtatshme një strofull politike të izoluar ku bëjnë ligjin “bacat”, sesa një vend të hapur përballë frymëmarrjes së gjerë ballkanike dhe europiane ku koncepti i armikut është ridimensionuar dhe vendin e tij e ka zënë përgjegjësia historike dhe hapja ndaj të ardhmes me besim!

“Bacat” janë ata që përpiqen të realizojnë mbijetesën e paragjykimeve dhe urrejtjes në Ballkan. Kjo specie më sjell ndërmend fisin e Fizëve në romanin e D. Agollit “Njeriu me top”! Nuk ka Zot t’ia mbushë mendjen Plakut Mere për të mos u hakmarrë, po aq e vështirë është të kesh të bësh me grupin kulturor të “bacave”! Ata e kanë pikën e mbështetjes ideologjike për mbijetesë tek shpikja e armikut dhe projektimi i tij tek politikanët e së resë. Saktësisht për këtë arsye ata e projektojnë Edi Ramën herë si gogol grek, herë si jugosllav (që do të krijonte Jugosllavinë e re!) e sëfundi si gogol gjerman! “Baca” shqiptar, alias Plaku Mere, nuk lë ditë pa i trajtuar shqiptarët si fëmijë duke ua paraqitur Ramën si gogol që do të marrë më qafë Shqipërinë dhe se e vetmja shpresë u mbetet kthimi te “Baca”! Risia e gogolizimit si sulm politik ndaj Ramës njohu sëfundi edhe një epitet tjetër: gjerman! Analistët e fisit të tyre, sëfundi nxorën idenë se gogoli Rama ka manipuluar Kancelaren Merkel dhe po i bën dëm atdheut. Ky projektim i Ramës si armik i jashtëm dëshmon mjerimin dhe disfatën politike të epokës së “bacave” në politikën shqiptare dhe kosovare! Pamundësia për ta përballur Ramën në rrafshin politik kombëtar i tret ata në arratinë e kërkimit të armiqve ndërkombëtarë!

Duke qenë se kulturat ballkanike janë mjaft të ndërlikuara, pikërisht tek moskuptimi i thellë i kësaj larmie lind edhe baza e paragjykimeve dhe keqkuptimeve politike, sepse sa më shumë këndvështrime të kemi mbi një kulturë, aq më shumë interpretime të ndryshme kemi mbi të. Por pikërisht këtu duhet zbuluar thelbi i respektit që duhet të ketë secili ndaj interpretimit të kulturës së tjetrit dhe mohimi i çdo forme përbuzjeje për të. E shprehte bukur këtë gjë P. Coelho në krahasimin se nga cilado anë ta shikosh malin, ai do të duket i ndryshëm; edhe pse është përherë i njëjti mal; kështu ndodh për gjithë Ballkanin: pamje të ndryshme të të njëjtit realitet.
Besoj se e tillë është edhe kultura e secilit popull në Ballkan: e larmishme dhe misterioze njëherazi. Për këtë arsye themelore duhet që të gjitha kulturat tona të shihen si burim i madh dialogu dhe qasja duhet ndaj tyre të jetë admiruese dhe zbuluese. Nuk ka gjë më pozitive politikisht që ne, popujt ballkanas, me një histori kaq të lashtë, të mund ta gjejmë vetveten së bashku në familjen europiane me gjithë larminë që karakterizon kulturat e tyre. Por çfarë duhet të lëmë prapa, çfarë duhet të mohojmë ne ballkanasit? Për këtë më duhet t’i referohem politikanit të shquar italian, Alcide De Gasperi, pasi aty gjej ngjashmërinë midis Ballkanit dhe Italisë:

“Për ta bashkuar Europën, ndoshta duhet më shumë të shkatërrojmë sesa të ndërtojmë; të shkatërrojmë paragjykimet, hatërmbetjet, urrejtjet. A nuk kemi bërë kështu edhe për bashkimin e Italisë, ku çdo qytet kishte mësuar vetëm të mohonte e të urrente qytetin që kishte pranë? Duhet të bëjmë të njëjtën gjë për të shkuar në Europë. Të flasim, të shkruajmë, të këmbëngulim e të mos ndalimi për asnjë moment në rrugë tonë.” (De Gasperi, L’Europa. Scritti e discorsi).

Hapi politik i të ashtuquajturit Mini-Shengen ballkanik shkon bash në këtë drejtim të hapjes ndaj tjetrit e duke i lënë “bacat e kombit” në marrinë e tyre. Kemi pasur shumë luftëra e urrejtje si Europa e djeshme. Europa e gjeti forcën të lërë pas gjithë problemet e saj dhe të ndihet e bashkuar në vlerat e përbashkëta e në rrugën drejt së ardhmes. Veçanërisht ne shqiptarët duhet të dëshmojmë se jemi pjesë e rëndësishme e mozaikut shpirtëror ballkanik e se jemi të gatshëm ta luajmë me nder rolin tonë në këtë pjesë të Europës, si njëra prej mushkërive kulturore të saj.

Next Post
Në kërkim për vrasje e trafik droge, ekstradohen nga Italia dy të rinj nga Vlora e Laçi

Në kërkim për vrasje e trafik droge, ekstradohen nga Italia dy të rinj nga Vlora e Laçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In