• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama shuan zërat: Nuk do të ketë qendër për luftëtarët e ISIS në Shqipëri! Fantazi e opozitës!

by Java News
10/06/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat që po qarkullojnë këto ditë nga opozita dhe disa media që Shqipëria do të strehojë ish luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE.

Teksa i kthen përgjigje një qytetari në facebook i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

“Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”– i shkruan qytetari kryeministrit Rama.

Ndërkaq Rama i përgjigjet: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”.

Por edhe më herët shefi i qeverisë e ka sqaruar këtë çështje përmes një deklarate për mediat nga Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krjuar një kamp për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri. “Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij”, shkruan ndër të tjera Lleshi.

Sipas tij Shqipërisë as nuk i është kërkuar, as nuk i është propozuar një gjë e tillë.

“Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it” thuhej në deklaratën e Lleshit.

Next Post

Horoskopi ditor, e hënë 11 Qershor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In