• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-shqiptarëve: Mos e digjni votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër apo në mangallët e partiçkave të reja

by A R
01/02/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama shprehet besimplotë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Në fjalën e tij në Kuvendin Rinor Kombëtar të PS, Rama bëri thirrje se Partia Socialiste është e vetmja që mund të përmbushë vizionin Shqipëria 2030, me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e shqiptarëve, Partia Socialiste e Shqipërisë do ta marrë mandatin e 4 për ta ngritur atdheun në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë ne do ta vendosim përgjithmonë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane ku do hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartëve anëtarë të BE. 100 ditë nga sot shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë do të na mbështesin më shumë se asnjëherë më parë.

Jo thjesht se ne jemi më të mirët, dhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse sot si asnjëherë tjetër Shqipëria i është afruar asaj maje. Dhe shqiptarët që të gjithë pa përjashtim duhet ta dinë atë që sidoqoftë shumica e tyre e di fare mirë, atë majë që tani shihet me sy dhe në një distancë shikimi me sy arrihet në këmbë si një realitet konkret dhe i prekshëm dhe jo si një ëndërr që nuk realizohet, nuk e afroi koha, por e afroi vizioni, skuadra, e afroi përpjekja jonë e jashtëzakonshme e të gjithë këtyre viteve.

Që kur ne morëm detyrën, i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri në të gjitha drejtimet, por duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe nga vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës. Ja ku është sot Shqipëria falë gjithçkaje kemi bërë në një dekada betejash të pafundme përmes trekëmbëshash të panumërta, një vend që negocion anëtarësimin në BE, një vend që flitet mirë për të kudo dhe ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë, që në një dakadë e rriti më shumë se 2 herë e gjysmë prodhimin e përgjithshëm kombëtar”.

Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve që mos ta çojnë votën dëm në zgjedhjet e 11 Majit, duke sulmuar opozitën dhe alternativat e tjera partiake.

“Të gjithë duhet ta dinë mirë, se kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj. Kjo është koha kur shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030, për Shqipërinë europiane të Ballkanit. Kjo është koha kur të gjithë duhet ta dinë se për të arritur Shqipërinë 2030, ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste e Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Next Post
Rama kërkon votën e Diasporës: Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë

Rama kërkon votën e Diasporës: Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ti k/hajduti i Shqiprise e i shqiptarve,bashke me partine,tjeter qe ti e quan bloze,jen te dy nji bloze,qe keni ndotur Shqiperin e shqiptaret.Ju jeni ortake ne cdo gje,ne mashtrim,vjedhje e vrasje.Tani me shqiptaret i kane kuptuar mashtrimet tuaje,te ndyra.Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025,ju te dy ortaket,qe jeni edhe antishqiptare,do merrni NOC RROKUN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In