Kryeministri Edi Rama bërë sërish të ditur se mbështetja dhe rritja për pensionistët nuk do të ndalet.
Në një komunikim me banorët e njësisë nr.7, Rama shpjegoi skemën e rritjes. Ai tha se në janar të vitit 2027, mbështetja për të moshuarit do të dyfishohet, e duke u rritur çdo vit dhe deri në 2030, pensionistët do të marrin 5-fishin e mbështetjes financiare që marrin sot.
Po ashtu, për profesionistët, mjekët, mësuesit, infermierët, do të ketë mbështetje financiare në bazë të vjetërsisë së punës.
“Jemi në një fazë negociatash pozitive. Grupet tona po vazhdojnë punën. E vërteta është edhe që ekonomia po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Mjaftojnë të dhënat që njerëzit i vërtetojnë vetë kur marrin pagat. Tani po shohim vjetërsinë e profesionistëve. Më parë nuk kishim mundësi. Tani është rritur ekonomia dhe tani kemi rritur edhe të ardhurat. Si shpjegohet që kur rritet korrupsioni në Prokurime, rriten kursime, pagat, pensionet. Këto nuk shkojnë brashkë. Bonusi i pensioneve do dyfishohet nga janari. Deri në 2030 do 5 fishohet. Ne kemi arritur të mbledhim më shumë të ardhura pa mbledhur taksat. Jemi i vetmi vend në rajon që ka 0 taksë për biznesin e vogël dhe kjo do jetë deri në 2029-ën.
Ka ardhur koha për të rritur ndërmarrjet që kanë nevojë për financim. Do vëmë në pozicion instrumente kredish të garantuar nga shteti”, tha Rama.











