Shefi i qeverisë u ka dhënë ‘Medaljen e kryeministrit‘ katër ambasadorëve për punën e bërë në funksion të çeljes së negociatave
“Ftoj ambasadoren tonë në Holandë, Adia Sakiqi, atë që ishte në frontin më të vështirë të luftës. Pastaj atë që ishte në pjesën më miqësore të frontit në Bruksel, Suela Janina.
Dhe pastaj, dy ambasadorët që ishin në dy anët e frontit të Europës së Bashkuar dhe që e kanë përjetuar këtë proces në mikrobotën tonë, si të ishte faza përgatitore e takimit të
parë mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadorin tonë në Gjermani, Artur Kuko dhe ambasadorin e Shqipërisë në Paris, Dritan Tola”, tha kryeministri në një takim me strukturat e integrimit europian në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme
a.ç