Teksa kryeministri Edi Rama ka shpallur qeverinë e re, presidenti Ilir Meta ka vijuar të heshtë si për cdo zhvillim politik në muajt e fundit.
Përmes Facebook, Meta njofton se ka takuar ministrin e Jashtëm danez. Ai thotë se takimi ka qenë i përzemërt dhe ky takim sipas përshkrimit, i ka lënë mbresa të veçanta Ilir Metës.
Ja njoftimi i Metës:
Takim i përzemërt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, z.Jeppe Kofod.
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre veçanërisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në fusha të rëndësishme për vendin tonë.
E falenderova për ndihmën e Danimarkës për ndërtimin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të shoqërisë civile, si dhe për qëndrimin inkurajues dhe mbështetës për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.
Mirënjohje për mbështetjen e vyer të Danimarkës në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19 përmes dhurimit të vaksinave për qytetarët tanë.
/a.r











