Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në lidhje me shkollën e re “Andrea Stefani”. Kjo shkollë është gati për të pritur 900 nxënës.
Sipas kreut të qeverisë kjo shkollë e re është zgjidhje për fëmijët në komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës.
“Dhe me super shkollën e re “Andrea Stefani” gati për të pritur 900 nxënës, një zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet Rama.
/a.r