• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sfidon opozitën: Pranojmë votimin me 2/3, ejani ta miratojmë “Drejtësinë”

by A R
04/06/2016 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm Forumin e Gruas Socialiste ku mbajti një fjalim të gjatë me fokus kryesor Reformën në Drejtësi. rama tha se opozita nuk e do reformën ndaj nxjerr justifikime të kota. Para takimit të së hënës me Lulzim Bashën, Rama bëri një sfidë të hapur teksa pranoi formën e emërimeve në drejtësi me shumicën e 2/3, duke i bërë thirrje opozitës për miratim.

Ai tha se drejtësia është e kapur “nga kthetra” që nuk janë të maxhorancës dhe se mazhoranca po goditet nga gjykatat me vendimet e tyre.

“Dakort me 2/3. Dua t’i pranoj dhe jemi gati me 2/3 sepse ne nuk duam ta kapim sistemin e drejtësisë. Ne duam ta çlirojmë nga kthetrat që e kanë kapur dhe këto nuk janë kthetrat tona. Ne nuk kemi kthetra, sepse po të kishim disa në Parlament nuk do të ishin në Parlament”, u shpreh ai.

Më tej ai komentoi edhe akuzat për promovimin e të inkriminuarve në Partinë Socialiste dhe në administratën e lartë.

“PS është me krenari partia e grave dhe vajzave shqiptare. Ka krijuar një hapësirë të madhe për pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe vendimmarrje, duke imponuar si kusht që në çdo këshill bashkiak, përfaqësuesit e komuniteteve të jenë gra dhe vajza. Jam vërtet i bindur se duhet përsëritur fakti se PS udhëhoqi dhe vendosi bashkë me të tjerët që prania e grave në Kuvend të rritet në mënyrë të ndejshme. Sot kemi një Kuvend që nuk është i kriminelëve, por një kuvend me numrin më të madh të grave dhe vajzave në historinë e këtij vendi. Përpjekja për të kriminalizuar PS është e atyre që përballë PS janë të vegjël. Të vegjël në përmasë, alternative, në ide, në qytetari, dhe në raport me sfidat dhe problemet që ka vendi.Përpjekja për të kriminalizuar PS dhe për të drejtuar gishtin e akuzës, është përpjekja e atyre që të gtjiha shpresat për t’u përballur me forcën e vizionit, programit, lidershipit, i kanë varur tek më e pashpresa armë, kriminalizimi i çdo ideje të re, projekti të ri, vendimmarrje, reforme. Ndërkohë që ne jemi në një rrugë reformash që shprehin qartë për këdo që do të shohë e të dëgjojë, vendoshmërinë e PS për të qenë në lartësinë e historisë së saj, si partia që ka barrën të ndërtojë, rindërtorjë, pa pushim”, tha kryeministri Rama./a.m.

 

Next Post

Përplasja e koalicionit në Durrës për 50 vende pune që kërkon LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In