• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sfidon Ademin: Plani është për një 2 Prill tjetër, PD si falangat e enveristëve të ’91

by Java News
20/06/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të mbajtur takim elektoral në kryeqendrën e veriut, aty ku kryeministri Edi Rama këtë pasdite prezanton kandidatin për kryebashkiak të Shkodrë, Valdrin Pjetrin.

Nga Kuvendit kryeministri Edi Rama i quajti këto episode që komunizmi në grahmat e fundit përdori ndaj vetë Partisë Demokratike të sapothemeluar.

“Sot kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Për herë të parë që nga vitit 1991 qysh se kemi nisur fushatën elektorale rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i anti-mintingjashëve. Ka pasur Shqipëria dhe momente të rënda realisht por ka pasur konsensus mes forcave politike që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit.

Enveristët fanatikë të 91-shit që përpiqeshin në grahmat e fundit të enverizmit institucional t’i zinin rrugën partisë së sapolindur demokratike sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe sensin e misionit për të cilin lindi dhe që rrogëtarët e paguar nga taksat në nivelin vendor u përdor njësoj siç përdorte asokohe Partia e vjetër e Punës disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Ajo që është e trishtueshme është fakti se njësoj si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik dhe partner ndërkombëtar në krah. përkundrazi, njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe partnerët janë vendosmërisht kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk ju kujton kjo Haxhi Qamilin kur thoshte sa të kem Kavajën dhe Shijakun unë nuk (ai thoshte një fjalë që nuk është vendi për ta thënë) po e them me pyes (ai nuk thoshte pyes) për Francën dhe Anglinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se mbase plani është për të bërë një 2 Prill tjetër sot pasdite, pasi historia ka ndryshuar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe metodë në kokën e atij që është lideri suprem i PD-së. “Ai që është në zyrën e Presidentit po i hedh benzinë zjarrit”, tha Rama./l.m

Next Post
Veliaj:  Opozita si Haxhi Qamili, thonë “duam baba Saliun, baba Lulin”

Veliaj: Opozita si Haxhi Qamili, thonë “duam baba Saliun, baba Lulin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

February 2, 2026
Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

February 2, 2026
Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Ka ardhur koha e ndëshkimit

February 2, 2026
Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In