Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin në Njësinë Nr.1 të Tiranës në një takim me banorë, deputetë dhe kandidatin Erion Veliaj.
Duke komentuar zhvillimet, Rama përsëriti qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet nga Presidenca.
“Ilir Meta gaboi por është pjesë e planit… Si qenka kjo: Firmos, ç’firmos?
Kur ne bëmë marrëveshjen me Lul Bashën po shkruanim aktin e marrëveshjes dhe zyra e Bujar Nishanit na merr në telefon: Sillni letrën e konsensusit.
Edhe kur erdhi puna e dekretit të Fatmir Xhafajt, tha se nuk ishte dakord por e firmosi. Si erdhi puna, të na duket Bujar Nishani burrë shteti” – tha Rama.
/javanews/a.r










