Në takimin e kësaj të mërkure me furnizuesit e naftës, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje kërkesës së sotme të Konfindustrisë, për të adresuar rritjen e çmimeve të karburanteve.
“Më ka tërhequr vëmendjen kërkesa që e gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet, që TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit të rikthehet drejtpërdrejt.
Dua të rikujtoj që ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve.
Askush tjetër s’mund të kërkojë nga buxheti i shtetit më shumë se sa i takon, pavarësisht situatave”, tha Rama.











