Kryeministri Edi Rama ditën e sotme njoftoi me anë të një postimi në rrjete sociale se do certifikata e kontrollit teknik të DPSHTRR heq detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Disa qytetarë në komente, i kanë kërkuar kreut të qeverisë që të japë sqarime mbi skandalin e publikimit të listës së pagave dhe të dhënave personale.
Kryeministri nuk ka kursyer as ironitë me kryedemokratin Lulzim Basha. Një tjetër komentues ka reaguar për postimin e Ramës i cili thotë se “si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë”.
Kreu i qeverisë i është kthyer me komentin “të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42”.
Rrigat e larta jane te PPP dhe Ka ncensiineve qe ju dhate