• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama replika me Hajdarin: Nuk e ke haberin fare të ligjit, amanet mushkat…

by A R
18/12/2019 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka replikuar me deputeten, Rudina Hajdari duke thënë se ajo flet për një ligj që nuk ia ka idenë se si do të funksionojë. Ndër të tjera Ram ka thënë se ligji është 100% në përputhshmëri me BE dhe OSBE.

” Zonja Hajdari, Nëse do ta përmblidhja replikën në një fjali do të referohesha Ngjelës që thotë amanet mushkat. Së pari më nxore mallin e liderit legjendar të PD të vjetër, që kur e përdorte atë fjalën je i lodhur ka ikur koha jote. Ju jeni  e freskët nuk ka ardhur koha juaj por nuk mendoj që është mënyra për politikë të re duke mos lexuar ligjin për të cilin do të flasësh. Sepse nuk e ke haberin fare të ligjit që ne sot do të miratojmë. Nuk tërhiqemi urgjenca siç na thatë. Kriminelët kanë të drejtë për proces ligjor të ndershëm por jo të vazhdojnë të bëjnë krime. Me çfarë logjike arsyeje, një person që i ka kënduar dy libra dhe lerë më për ata që përfaqësojnë të tjerë, të vërë në diskutim të drejtën e një personi të akuzuar për të kërkuar të vendoset në vend dinjiteti i tij. Kush është kjo liri që cënohet nëse një personi i jepet e drejta të mbrohet nga shpifja. Kurani i shenjt e quan shpifjen aksion çnjerëzor. Shpifësit i quan mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani i shenjtë. Të ngrihesh ti tashti e të më tregosh putinizmin. S’ke haberin fare se ça flet. Është një ligj limonatë.  Në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh dhe s’di të japësh llogari është e tepërt. Po ta përsëris nuk e dua këtë ligj për vete, nuk do më shihni mua tek AMA. Nuk të mora në mbrojtje sot të solla si shembull. Ti je një keqkuptim i madh. Që ndërkohë që flet, je viktima tipike për të cilën ligji merr masë. Kush merr përsipër të hyjë në këtë valle do të mbajë edhe baltën por jo të kthehet në standard dhe të behët trashëgimi. Ka shumë të tjerë që do ishin këtu nëse nuk do frenoheshin. Mos më Trego as BE, as PE, as KE. Ligji është i dakordësuar 100% nga OSBE. Është i përputhur 100% me BE. Hajde na thuaj se si ta bëjmë. Kemi një vit që merremi se kemi bërë shumë konsultime. Ke ide konkrete si bëhet më mirë, hajde na e thuaj. Por të folura në hava, si ata te dera. Ata e thanë vetë nuk duan ligj por ti je deputete. Ku e nxore këtë se unë shpifkam për ditë. Kjo është një shpifje fizike në sy. Do ta votojmë ligjin tani se është gjëja e duhur. Pa cënuar lirinë e atyre që duan të shkruajnë . Asgjë nuk cënohet por jo legjitimit i shpifjes”. 

“Keni bërë ndonjë represion përmes AMA-s, edhe ata më parë që ishin për hir të së vërtetës nuk e kanë bërë. Është aty. Ne edhe këta të xhunglës i kemi marrë dhe futur në këtë. Fyerjen po e përballojmë por të thuash gjëra që implikojnë personin me publikun apo punën si sipërmarrës është përtej. Publiku meriton ta dijë, nuk mjafton ta dijë që e tha ai që ke lekët off shore dhe unë jo dhe mbaroi. Duhet një i tretë, AMA nuk zëvendëson gjykatën, nuk bën gjyqin, por start i parë që ti jepet mundësi shpifësit që të tërhiqet. Ndërsa përmbajtja shkon në gjykatë sikur shkon sot. Këshilli Ankesave nuk merr vendim mbi përmbajtjen, e merr gjykata, por unë nuk do të pres një vit gjykatën për një shpifje që e ka efektin sot. Lideri jot legjendar thotë se qentë me nuhatje molekulare, qënkan marrë dhe tregtuar në kuadrin e trafikut të qenieve jo njerëzore, prandaj nuk paska pasur qen në dispozicion. Kjo është shpifje dhe efektin e ka tani për publikun, jo personin. Publiku duhet ta dijë tani a është e vërtetë apo jo dhe ky është momenti i ballafaqimit në instancën e parë dhe më pas vijon. Por i jepet mundësi shpifësit që të tërhiqet. Këtu flasim për online dhe jo liderin, ai ka gjyqe të tjera me mua në gjykatat tradicionale ….Pse duhet të qajmë hallin e shpifësve” tha ai.

Next Post
Humbën djalin në Gërdec/ Çifti Durdaj kërkojnë revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që i pushoi çështjen Mediut

Humbën djalin në Gërdec/ Çifti Durdaj kërkojnë revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që i pushoi çështjen Mediut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In