• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama refuzoi interpelancën, Bardhi sherr me Çuçin e Nikollën: S’ka tagër kreu i Qeverisë të mospranojë…

by A R
03/04/2024 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën urgjente të kërkuar prej tij.

Sipas burimeve për Panorama.al, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Gazment Bardhi ka kërkuar që Lindita Nikolla të përfshijë në rendin e ditën interpelancën me kreun e qeverisë Edi Rama, duke u shprehur se kryeministri s’ka tagër ligjor dhe kushtetues të vendosë. Ai theksoi se kjo është shkelje e hapur e Kushtetutës, duke shtuar se nuk jemi Republikë e Kryeministrit. Ndërsa Lindita Nikolla iu është përgjigjur se interpelanca nuk zhvillohet për çështje personale. Gjithashtu edhe kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi e kundështoi duke u shprehur se kërkesa për interpelancë e Bardhit nuk ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit Rama.

REPLIKAT:

Gazment Bardhi: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar Republikën Parlamentare në Republikë të Kryeministrit. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri te vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese

Lindia Nikolla: Interpelanca nuk parashikohet të zhvillohet për çështje personale.

Gazment Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse e ka vënë në mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës.

Bledi Çuçi: Kërkesa për interpelancë e Bardhit s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit! Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë, s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë.

Kryeministri Edi Rama në një postim në X deklaroi refuzimin e interpelancës urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë, për lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës në Xibrakë.

Kreu i qeverisë i ka konsideruar fabrikime dhe fantazi të një deputeti, akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.

“Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur”, tha në një reagim në X, kryeministri Rama.

Edi Rama shkroi se Gazment Bardhi duhet të presë me durim derisa SPAK “të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar”.

Kreu i qeverisë, teksa argumenton arsyet e refuzimit të kërkesës për interpelancë të kreut të Grupit të PD, thekson se të treja pyetjet që ai i drejton nuk kanë lidhje me asnjë realitet faktik.

“Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant””, shkruan Rama.

/a.r

 

Next Post
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, gjykata rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, gjykata rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In