Ndërsa mijëra studentë protestojnë para parlamentit, duke kërkuar zbatimin e kërkesave të tyre pa dialog, ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në twitter, Rama u bën thirrje studentëve të nisin dialogun, dhe të mos i mbajnë peng 8 pikat.
“Refuzimi në kor i dialogut është dobësi”, shkruan Rama, ndërsa deklaron se është në pritje të studentëve
“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres”, shkruan kryeministri
Javanews/a.çupaj