• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama puthi Melonin, por s’rriti pensionin”/ Basha: Politikanët s’janë yje Hollywood-i që të sillen si të tillë, duhet të bëjnë punë

by Java News
02/06/2023 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri politikanët luftojnë se kush është më popullor e kush merr më shumë klikime.

Komentet Basha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë në Tiranë, ku tha se politikanët sillen si yje Hollyëood, në një kohë që nuk janë të tillë, pasi sipas tij, ata janë votuar për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzve.

Ai shtoi se sistemi aktual politik në shqipëri, e shkëput lidhjen e deputetit me qytetarët dhe këmbënguli se ndyshimi i sistemit është i domosdoshëm.

“Sa më e mirë të jetë marrëdhënia e deputetit me atë që e kanë votuar, aq më mirë është. Nëse nuk vijnë t’ju dëgjojnë dhe pasi marrin votat u kthejnë shpinën qytetarëve, atëherë vendimet nuk merren për ju, nuk merren për ëndrrat tuaja.

Si ta shërojmë ne, sistemi kushtetues që kemi ne prej vitit 2008, e ka këputur lidhjen mes deputetit dhe zgjedhësit. Mjafton që deputeti të ketë një vend të sigurt në listë dhe zgjidhet. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ka dështuar politikbërja.

Sepse politika dështon t’i njohë problemet tuaja. Deputeti është në Parlament. Çfarë është parlamenti? Është përfaqësia e popullit, meqënëse popullin nuk e mbledhim dot në një sallë të madhe për të votuar ligje. 2021 e shtrëngoi rezultatin zgjedhor. A ka ardhur njeri t’ju pyesë se çfarë shpresash dhe kërkesash keni ju? Jo. A mund ta ndryshojmë këtë?

E drejtë është që deputeti të shkojë te qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre. Duhet të jesh njeri i besueshëm me integritet dhe duhet të kesh një projekt. Por pasi të shkosh në Parlament, duhet sërish të kthehesh te njerëzit që të kanë votuar dhe të japësh llogari. Përshembull e ngrite në Parlament çështjen e pensioneve që janë të pamjaftueshme as për të blerë gjysmat e ilaçeve. Debati është zëvendësuar në mënyrën më tinëzare me lloj lloj trukesh. Çfarë ka bërë kjo qeveri për rininë këtë javë. Meqë është edhe java e parë e provimeve të maturës.

Rama puthi melonin po nuk rriti pensionin. Ne nuk jemi kundër që dy kryeministrat të jenë miq, por çfarë ka këtu për njerëzit. Çfarë janë politikanët. Yje hollivudi janë që të sillen si të tillë. Politikanët nuk votohen se kush është më popullor, por për të bërë punë. Këtu preokupimi kryesor është sesa klikime, mblidhet qeveria dhe shikon se kush ka më shumë klikime”, u shpreh Basha./m.j

Next Post
Në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit

Me urdhër të SPAK/ Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Në pranga dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In