• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Punonjësit e Portit të Durrësit paguanin taksë te LSI për punësimet   

by Java News
21/06/2017 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PS, Edi Rama, nga Durrësi, gjate takimit elektoral, ka fshikulluar ashpër ish aleatin e tij Ilir Meta, për faktin se tani në fushatë po sulmon ashpër reformat shtetformuese të këtyre 4 viteve të fundit.

“Jam krenar për bilancin e koalicionit, por është tuprpi i tyre që i sulmojnë këto reforma. Aleatë dhe kundërshtarët i janë sulur reformave. Por ky është turpi i tyre”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë me këtë rast ka vënë në qendër të vëmendjes edhe situatën në Portin e Durrësit, sipas të cilit 3 familje bëjnë “edhe ditën edhe natën”, dhe në emër të punësimeve detyrojnë të punësuarit të paguajnë para nga rroga si taksë për partinë.

“Porti më i madh i Shqipërisë është sot foleja më domethënëse sesi një parti ka kapur gjithëshka që punëson me tesera partie. Kjo nuk është betejë mes një partie e një partie tjetër. Nuk kemi luftë e betejë politike personale. Në Portin e Durrësit janë 3 familje që bëjnë ditën e natën. Nga çdo rrogë duan përqindje për partinë. Në portin e Durrësit janë larguar specialistë me përvojë, për ta mbushur me njerëz që nuk kanë lidhje me portin, dhe që një pjesë e rrogës mbahet përqindje për partinë. Ata që paguajnë përqindje për partinë nga rroga e shtetit me 25 qershor nuk do të kenë më nevojë të paguajnë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, ka nga ata që kanë votuar PS në 2013 dhe kanë pikëpyetje. Rama ka nënvizuar se është e vërtetë se PS nuk ka mundur të bëjë në 44 muaj atë që nuk u bë në 25 vite.

“Rruga për të Rilindur Shqipërinë ka qenë një rrugë e vështirë. Por kemi bërë mjaftueshëm. Besoni tek ne. Bëmë gjithshka mundëm. Shqipëria nuk është ende ajo që duam, por nuk ka të krahasuar me atë që kishim.  Nuk kemi ndërtuar ende shtëpinë e shtetit shqiptar por me reformat shtetbërëse deri dhe me dhimbje, kemi hedhur themelet. Shqiptarët duhet të ndajnë mëndjen të dielën: ose të ecim përpara ose të përjetojnë një kthim pas. Nuk duhet të ketë më natë për Shqipërinë”, ka nënvizuar Rama.

Kryeministri që lufton për një mandate të dytë qeverisës ka theksuar se ka ende pjesë me plagë në trupin e Shqipërisë, por ka filluar shërimi i kancerit 25 vjecar.

“Shikoni ndryshimet në Durrës, Krujë e Shijak. Ripërtëritja do të vazhdojë. Rilindja urbane do të shtrihet në çdo cep të Durrësit, Krujës dhe Shijakut. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë s’kemi parë. Nuk jemi të pagabueshëm dhe pa të meta, por në dallim nga të tjerët jemi forca që përfaqëson flamurin kuq e zi si askush më parë. Vetting-u ka filluar dhe pallati I drejtësisë do të çlirohet hap pas hapi nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.  Ata që do të dalin të pastër nga vetting-u nuk do t’ia dinë për nder asnjë politikani. Do hapin të gjitha zullumet e politikës. Të hapim portat e zyrave për qytetarët dhe të largojmë me soj e sorollop ata që i kanë zënë ata me tesër partie e që torturojnë shqiptarët”, deklaroi Rama.

ma.me/javanews.al

Next Post
Lajmi i fundit/Përplasen dy automjete në Sauk, nuk raportohet për viktima

Aksident masiv në 'Rrugën e Kombit", përplasen disa automjete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In