Kryeministri Edi Rama tregon se papunësia në Shqipëri ka rënë.
Kryeministri ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se sipas tij qeveria ka punuar për zbutjen e papunësisë në vend.
Rama tregon se papunësia ka rënë në shifrat 11.5 për qind.
Sipas tij kjo është rënie në nivel historik.
“Papunësia zbret në nivel historik, 11.5%. 70 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada përfitojnë pension pavarësisht ku kanë punuar. 740 persona u punësuan nga Zyrat e Punës për një javë”, shkruan Rama në postimin e tij.
/a.r