Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një video të re lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për lirimin e hapësirave publike.
“Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama krahas një video ku shihet një moment nga aksioni i IKMT-së për çlirimin e hapësirave publike.
Sjellim ndërmend se portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash dhe denoncimesh nga qytetarët, të cilët kanë sinjalizuar autoritetet për hapësirat publike të zëna.
Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike.
Fushata synon funksionalizimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, duke mbrojtur interesin e përbashkët dhe duke garantuar respektin për ambientet e përbashkëta.












Po per vilat,qe jane ndertuar ne bregdete pa leje,spo na suprizon,si hujte,drrasat e hekurat qe hoqe ne Tirane ne qytete tjra.Sigurishte mbasi te largosh rrqet,do fidhosh shembjen e vilave,qe jane ndertuar nen hunden tende,e njerzve tuaj.Gjithmone pa harruar kulluat shume kateshe,ne Tirane edhe kto jane jashte sandartit.Po shkatrrone Tiranen,po presim suprizat nga ti sh k/minister,per zbatimin e premtimeve,qe ti ke thene vazhdimishte.