Kryeministri Edi Rama e quan një rilindje spektakolare, transformimin e spital ushtarak ose ndryshe Qendrës Spitalore të Traumës. Në profilin e tij në “Facebook”, Rama publikon një video, ku jep disa nga ndryshimet e spitalit që përballet çdo ditë me urgjenca dhe raste të vështira.
“Një rilindje spektakolare. Nga një spital “lufte” sot ushtaraku i famshëm është një spital i traumës gati për t’u akredituar si spital i standardeve europiane🇦🇱🇪🇺Falë një transformimi të vonuar 50 vjet…”, shkruan Rama.