Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm në Facebook-un e tij me pamje nga parku më i ri i lojërave për fëmijë mbrapa Piramidës në kryeqytet.
“Ferrat e djeshme janë transformuar në një hapësirë plot frymëmarrje e mundësi argëtimi për fëmijë, prindër e gjyshër. Ky transformim do të vijojë më tutje me ndërhyrje të tjera rrënjësore për kthimin e Piramidës në një qendër të madhe kulturore për të rinjtë,” shkruan më tej Rama.
Por ka nga ato komentues që e kritikojnë kryeministrin se ky i fundit e kishte lënë në këtë gjendje gjatë kohës që ishte kryetar bashkie.
“Ne ate gjendje e le dhe ti me kujtohet mire , ca kotece pulash dhe asgje tjeter , ndaj mos bej krahesime me kundershtarin tend politik,” shkruan njëri prej komentuesve.
a.ç