Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndajë me publikun disa nga momentet në prapaskenë që ka filmuar para se të niste emisioni “Now”, ku ishte i ftuar një natë më parë.
Në video, Rama shihet që bisedon me gazetaren Erla Mëhilli, bën make-up dhe vendos mikrofonin për t’u futur në studio.
“E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”, dëgjohet të thotë Mëhilli.
“Unë të kam por…”, ia kthen Rama.
“Edi Rama përballë personazhit të librit”, shton gazetarja më tej.
Videoja është publikuar në profilin e kryeministrit Rama në rrjetin social “Tik Tok”, në të cilin kreu i qeverisë është bërë aktiv së fundmi.
/a.r
@ediramatiktok#kushëriraNow♬ original sound – EdiRamaTikTok