Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan po pasurohet me një godinë të re për Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, e cila do të ofrojë laboratorë bashkëkohorë, salla leksioni me kapacitet të lartë dhe ambiente të përshtatura për stafin akademik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri, duke e cilësuar projektin si një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies.
“Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit po merr formë dita-ditës, në një godinë moderne, me laboratorë, salla leksioni me kapacitet të lartë për studentët, ambiente seminari në çdo kat dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik.
Një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies, në shërbim të brezave të ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë”, shkruan Rama.











