• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

by A R
12/04/2026 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Podacstin e radhës të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re për rritjen e përvitshme të pensioneve. Sipas tij, rritja e bërë në janar, do të pesëfishohet deri në 2030. Paralelisht, qeveria po përgatit edhe një shtyllë të dytë të sistemit të pensioneve, që do të funksionojë si skemë komplementare

“Ndërkohë që kemi stabilizuar dhe kemi vënë në lëvizje një skemë rritjeje të përvitshme të pensioneve, çka është rritur në këtë janar do të dyfishohet në janarin e ardhshëm, do të trefishohet në janarin e 2028-ës, do të katërfishohet në janarin e 2029-ës dhe do të pesëfishohet në janarin e 2030-ës”.

Rama tha se paralelisht, qeveria po përgatit edhe një shtyllë të dytë të sistemit të pensioneve, që do të funksionojë si skemë komplementare. Çdo punonjës që kontribuon me një shumë minimale nga paga, p.sh. 1 euro në muaj, do të përfitojë një kontribut të barabartë nga shteti ose punëdhënësi. Sipas tij kjo skemë synon krijimin e një fondi individual për çdo qytetar, duke ofruar më shumë siguri financiare në moshën e tretë dhe duke forcuar sistemin aktual të pensioneve.

“Po përgatisim edhe një kolonë tjetër të skemës së pensioneve, e cila i bashkëngjitet në mënyrë komplementare sistemit aktual, kolonës qendrore të pensioneve, duke krijuar një hapësirë të re dhe një mundësi të dytë mbështetjeje për të ardhmen.

Ideja është shumë e thjeshtë: çdo punonjës që zgjedh të kontribuojë me një shumë të vogël nga paga e tij, për shembull 1 euro në muaj, do të ketë një kontribut të barabartë nga pala tjetër, shteti ose punëdhënësi në sektorin privat. Në këtë mënyrë, kontributi dyfishohet dhe, muaj pas muaji, krijohet një fond individual, i cili i shtohet pensionit që përfitohet normalisht nga kolona e parë, skema ekzistuese.

Kjo nuk është absolutisht diçka “alla shqiptare”, sepse ne nuk bëjmë të tilla; po mësojmë nga përvojat më të mira dhe përpiqemi të sjellim këtu modele të sprovuara. Pra, është një model i mirënjohur që krijon mundësinë e krijimit gradual të një fondi pensionesh, për më shumë siguri për individin dhe për një lidhje më të qëndrueshme mes punonjësit dhe punëdhënësit, shtetit apo privatit. Një mekanizëm sigurie financiare për moshën e tretë dhe, e përsëris, një mekanizëm komplementar që nuk e prek, por e forcon mekanizmin aktual”.

Next Post
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In