• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama prezanton platformën: Qeveria e re, me pulsin e njerëzve të zakonshëm

by A R
30/06/2017 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi një Facebook, ka falënderuar 6 mijë komentuesit në statusin e tij ku pyeste qytetarët se ҫfarë mund të bëhet më mirë.

Rama gjithashtu ka prezantuar edhe platformën “Shqipëria që Duam”.

“PLATFORMA SHQIPERIA QE DUAM”

Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm

Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative. Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit

Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju

Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”. E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne

E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku” – shkruan Rama.

Next Post
Greqia, rekord evropian për të nxehtin, 45 gradë nën hije

Greqia, rekord evropian për të nxehtin, 45 gradë nën hije

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In