Vetem pak minuta me pare, ish-ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj ka mberritur ne zyren e ministrise se Brendshme krejt i qeshur para mediave.
Ai ka ngjitur shkallet e ministrise ne pritje per t’i lene stafeten pasardhesit te tij edhe pse Sander Lleshi deri me tani eshte emeruar si zv-minister.
Megjithate, kryeministri Edi Rama e ka lene te kuptoje se ai do te jete zv-minister me kompetenca fuqiplote qe do te thote se Xhafaj do te jete i detyruar qe tia delegoje firmen Lleshit me qellim qe ky i fundit te kryeje te gjitha funksionet qe i lejon si minister i Brendshem.
Lleshi eshte futur sot ne mesdite ne ministri bashke me kryeministrin Edi Rama
Paralelisht, Rama la leshuar nje thirrje per Ilir Meten qe te mendohet edhe disa dite deri sa te krijoje bindjen e plote se Lleshi duhet te dekretohet si minister i Brendshem.
a.ç