• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama pret qytetarët në kryeministri, gruaja: Ja si e zgjidhëm problemin me rrugën

by Java News
03/10/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma e Bashkëqeverisjes, e inicuar nga Kryeministri Edi Rama si një mekanizëm në duart e qytetarëve të zakonshëm shqiptarë, shënon sot një vjetorin e krijimit të saj.

Në një vit, përmes portalit shqipëriaqëduam.al, me mijëra qytetarë kanë arritur të fitojnë të drejtën e tyre në dyert e shtetit.

Falë ndërveprimit me zyrën e koordinatorëve të bashkëqeverisjes, iu janë dhënë zgjidhje halleve dhe problemeve të qytetarëve të zakonshëm.

Kryeministri Rama ka pritur në një takim në Kryeministri qytetarët që kanë marrë zgjidhje nga kjo platformë, falë së cilës, sipas tij, ministrat janë vënë drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve.

Rama falenderori qytetarët që i janë drejtuar për zgjidhje platformës, pasi kështu kanë mundur t’i japin të gjithë shqiptarëve mesazhin se platforma është vërtet një instrument në duart e tyre. “Nga platforma ne kemi pritshmëri të lartë për shkak se funksionon dhe na ndihmon që të gjendemi prane njerëzve, por edhe që të ndjekim ecurinë e punës në zyrat e shërbimeve, duke hetuar administrativisht kur konstatohen vonesa e zvarritje, falë denoncimeve tuaja”, tha Rama.

Qytetarja Florike Topalli nga Pogradeci iu drejtua platformës në emër të komunitetit të përberë nga 30 familje në qytetin e Pogradecit, banorë të lagjes nr 4.

Banorët iu drejtuan Platformës, pasi gjatë punimeve për shtrimin dhe asfaltimin e segmentit Tiranë –Pogradec, në rrugën lidhëse me lagjen e tyre ishte bërë një devijim, i cili ishte kthyer në burim aksidentesh.

Një ditë pas ardhjes së ankesës në platformë ARRSH kreu inspektimin në terren së bashku me Mbikëqyrësin e punimeve në objekt dhe organizuan një takim me banorët.

Pas verifikimit në terren u ra dakord për zgjerimin e rrugës hyrëse të kësaj lagjeje në gjerësinë 6 metër si dhe plotësimin e saj me sinjalistikën përkatëse me të gjithë elementët e sigurisë.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri falenderoi qytetaren që e adresoi këtë ankesë, duke shtuar se Ministria e tij i ka dhënë zgjidhje 1438 çështjeve të adresuara nga qytetarët ndërsa ka marrë masa për 49 punonjës në raste vonesash ndaj qytetarëve./a.ç

Next Post
Fidel Ylli: Politika është kaq e keqe, ja si më bindi Rama. Nëse do më presë në besë…

Fidel Ylli: Politika është kaq e keqe, ja si më bindi Rama. Nëse do më presë në besë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In