• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me medalistët olimpikë: Në 3 vite, Shqipëria ka marrë 538 medalje

by A R
04/09/2024 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka pritur 2 medalistët olimpikë që morën medalje në Lojërat Olimpike të Parisit.

Në ceremoninë e mirënjohjes të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë, Rama përmendi bashkëpunimin e frytshëm të qeverisë me Komitetin Olimpik Shqiptar për të mbështetur sportin.

“Këto medalje nuk janë të rëna nga qielli por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që kanë nisur në mbështetje të sportit dhe falë mundësisë që është krijuar me zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të KOKSH që na ka dhënë një partner jashtëzakonisht pasionant, këmbëngulës dhe që e ka kthyer marrëdhënien mes qeverisë dhe KOKSH në një marrëdhënie strategjike në funksion të një qëllimi të madh dhe të përbashkët.

Kam një vendim të qeverisë që daton në Tetor 2021 dhe mbështetur në ligjin për sportin të vitit 2017 ku qartësisht synimi është që ta çonim në një nivel tjetër mbështetjen për sportistët dhe që të krijonim një klimë tjetër shumë më të favorshme për të gjithë ata që duan të zhvillojnë talentin e tyre në sport dhe që kanë mundësinë t’i japin Shqipërisë satisfaksione të mëdha në arenën ndërkombëtare. Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm që nuk kanë lindur në Shqipëri, të cilët nuk e kanë filluar karrierën në Shqipëri, por kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar të ushtrojnë pasionin e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre”.

Me mbështetjen për sportin, Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria tashmë është kthyer nga një vend ku sportiët i largoheshin, sot i afrohen për shkak të reformave që janë ndërmarrë.

“Shqipëria nga një vend që braktisej nga fëmijët e vetë sepse nuk i garantonte dot as ushqimin dhe humbiste njëri pas tjetrit potenciale që ktheheshin në medalje ari për vende fqinje, është kthyer në një vend që mund të adaptojë fëmijë që rriten nga vende të tjera. Nëse do ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do vinte që të kërkonte të adoptohej nga ky vend dhe ta përfaqësonte këtë vend. Sot ka më shumë se një arsye për të ardhur sidomos kur bëhet fjalë në sportet individuale olimpike. Shqipëria ka arritur të krijojë një kuadër mbështetje që është ndër më të sigurtët dhe më tërheqësit në gjithë rajonin tonë dhe më gjerë për shkak se vende më të mëdha kanë shumë më shumë displina ku shkëlqejnë dhe nuk është se shkëlqejnë në disa lloj sportesh. Ne kemi arritur që t’i japim gjithë atyre që djersisin më shumë se gjithë të tjerët në arenën e betejave sportive jo vetëm mundësinë që të stërviten në kushte optimale por dhe një perspektivë të qëndrueshme në jetën e tyre edhe pas aktivitetit sportiv. Sot Shqipëria ju ofron sportistëve dhe atyre që duan të ngjiten më lart kushte që kurrë më parë nuk i kanë pasur”.

Për t’ju kthyer përgjigje kritikëve, Kryeministri Edi Rama foli me shifra duke përmendur medaljet që ka fituar Shqipëria në 3 vitet e fundit.

“Kam marrë këtu këtë tufë letrash për informacion  për gjithë ata që kanë diçka për të thënë për keq. Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionate të ndryshme nga viti 2021 në vitin 2024. Në këto 3 vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme, por në të gjitha raste janë medalje ku shqiptarët e të gjitha moshave kanë garuar me të tjerë, këtu në Ballkan, më gjerë në Europë, në turne të ndryshme ndërkombëtare dhe kanë sjellë 538 medalje. Këto janë medalje të një lëvizje sportive që është vënë në lëvizje në Shqipëri dhe më vjen mirë që të them që po të shikosh medaljet e peshëngritjes, federata që punon shumë, dëgjohet pak dhe pastaj harrohet nga injoranca më shumë dhe deri diku edhe qëllimisht, për faktin që i ka sjellë Shqipërisë në këto vite një numër të konsiderueshëm medaljesh. Dhe në medaljet e vitit 2024, Federata e Peshëngritjes i ka sjellë Shqipërisë 5 medalje ari në kampionati europian për të rinj dhe për të reja. I ka sjellë 6 medalje argjendi kampionati europian, dhe i ka sjellë edhe një medalje bronxi. Në total janë 12 medalje të këtij viti. Ne jemi një vend që për 23 vite deri kur ne kemi ardhur në Shqipëri, kishte ndërprerë fiskulturën në shkollë. Të gjithë mësuesit e fiskulturës ishin lënë rrugëve këto vite”.

Dy mundësit e Shqipërisë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, fituan secili medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

/a.r

Next Post
“Dhurova 100 mln lekë pas tërmetit”, debate për mandatin e Sinajt! Bardhi: More fonde publike!; Deputeti: Shantazhues

"Dhurova 100 mln lekë pas tërmetit", debate për mandatin e Sinajt! Bardhi: More fonde publike!; Deputeti: Shantazhues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In