• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama premtoi ulje taksash për 90 për qind të shqiptarëve, por…”/ Teliti i PD-së: Ne sjellim zhvillimin

by Java News
20/02/2021 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti u shpreh se në 8 vite qeverisje Rama e la vendin në baltë duke mos shënuar sukses në asnjë sektor të ekonomisë.

Ai tha se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe se nuk ka shënuar sukses as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim.

Ai tha se në 8 vite qeverisje, Rama la në baltë vendin, por që PD ka një plan të qartë për ta nxjerrë vendin nga greminë ku e ka futur vendin kryeministri.

“Te gjithë ju e dini tashmë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet me Edi Ramën ne krye dhe kjo është arsyeja përse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim. Shqiptarët nuk mund të përballojnë të mbeten në vendnumëro edhe për katër vite të tjera me Ramën. Është koha për ndryshim sepse ata që e lanë Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.

Rama ndonëse premtoi taksim të ndershëm dhe ulje taksash për 97% të shqiptarëve, ai bëri të kundërtën, i rriti taksat për të gjithë ju. Rama rriti taksat për të gjithë shqiptarët që marrin një rrogë më të lartë se 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Tani, dy muaj para zgjedhjeve, përsëri Rama nuk tërhiqet nga taksimi vrastar progresiv, por premton të vazhdojë të taksojë me të njëjtat taksa ata që marrin pagë më të lartë se 400 mijë lekë të vjetra. Taksat e rritura, keqmenaxhimi dhe zbuzivizmi u kanë kushtuar rëndë shqiptarëve. Në 8 vite të gjithe qytetarët shqiptare paguan 3 miliardë euro më shumë taksa.Në 8 vite u ngarkuam në kurrizin tonë me 3.2 miliardë euro borxh shtesë. Në 8 vite paratë e taksave tona shkuan për PPP, lukse zyrash e tendera pa garë“, tha ai.

Sipas tij, do të jetë Basha dhe PD që do të ndryshojnë këtë situatë.

“Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë një plan serioz pune për ta nxjerrë Shqipërinë dhe ekonominë tonë nga gremina ku e ka rrokullisur Edi Rama dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 25 prillit angazhohen të ulin taksat për shqiptarët dhe do të aplikojmë taksën e sheshtë që i jep frymë familjeve, bizneseve dhe rritjes ekonomike.

Më shumë para do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe më shumë vende pune do të hapen nga paratë që do të kursejnë bizneset nga ulja e taksave. Me voten tuaj të 25 prillit, ju do të fitoni, do të fitojë ekonomia, do të fitojë Shqipëria“, tha Teliti.

g.kosovari

Next Post
KQZ nis testimin e teknologjisë në zgjedhje/ Celibashi: Verifikimi në 1 minutë, shmang votimin e dyfishtë

KQZ nis testimin e teknologjisë në zgjedhje/ Celibashi: Verifikimi në 1 minutë, shmang votimin e dyfishtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In