Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur per urimin e dites se mbare per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, videon e transformimit industrial per perpunimin e kromit. Transformim qe sipas tij sjell punesim real dhe zhvillim te qendrueshem “përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja”.
Postimi i Rames
MIRËMËNGJES 😀 dhe me këtë transformim të shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare, që krijon kapacitet përpunues brenda vendit të kromit, punësim real e zhvillim të qëndrueshëm të sektorit (përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja), ju uroj një ditë të mbarë./a.ç