Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të shtunë të publikojë në faqen e tij pamje nga aksioni i pastrimit në aksin Vlorë-Dhërmi.
Përmes një mesazhi, shefi i qeverisë thekson se Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segment rrugor.
Mes të tjerash ai pohoi se po pastrohet çdo cm rrugë për turizmin.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😀 dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Vlorë – Dhërmi.
Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër. /b.d