Vjion mbledhja me dyer të mbyllura i grupit parlamentar të PS ku Report TV mëson se Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që mos t’i vonojnë emërimet e grupit të deputetëve në të gjitha qarqet e vendit në lidhje me emërimet e propozuara prej tyre, ndërsa kryeministri Rama ka shtuar se nuk duhet të krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve në zonat ku do zgjidhen. Rama ka porositur ministrat që të jenë të kujdesshëm gjatë komunikimit me deputetët.
Ndërsa në mbledhje kanë diskutuar dhe kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarët për buxhetin.
Nga mbledhja me dyer të mbylluar, mësohet se Braçe ka falenderuar të gjithë anëtarët e komisionit të maxhorancës dhe opozitës.
Braçe tha se kompania e markimit të karburanteve është e regjistruar në një parajsë fiskale. Ka 16 % të të ardhurave. Ne duhet të ndërhyjmë dhe të paktën ta stopojmë.
Ndërsa Ulsi Manja ka folur për buxhetin, i cili sipas tij garanton funksionimin e organeve të reja të drejtësisë./a.m.