Kryeministri Rama u shpreh i bindur se policia e shtetit është e aftë të kontrollojë territorin duke racionuar kapacitete e saja.
“Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv në të gjithë territorin. Patjetër që në këtë proces policia e shtetit është e vetmja që mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë. Policia të fillojë nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet, pas shkuar dhe për tu hallakatur në maja malesh ku një fshatar ndërton një mur apo rregullon një çati. Cfarë logjike ka t’i shkohet në majë Kallmetit për një avlli kur në rërën e Velipojës dikush bën namin”, tha Rama.
g.kosovari