• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama po tremb pasardhësin”/ Shehi: Shkarkimi s’i bën dëm Metës, lufta me hunj po shkatërron Presidencën

by Java News
09/02/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i LZHK Dashamir Shehu e ka quajtur një shkatërrim të institucionit të presidencës. Nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc,  Shehi tha se lufta që sipas tij po bëhet për shkakrimin e Metës, po shkatërron institucionin e presidencës.

“Qëndrimi im që ka ditë që e them, unë i kam dalë për zot institucionit të presidentit jo Ilir Metës, janë 2 gjëra krejt të ndryshme. Sot është Meta president nesër do jetë një tjetër. Që do të thotë kjo maxhorancë po shkatërron institucionin e presidentit përtej gabimeve të Metës.

Presidenti largohet për 3 muaj, dhe vetëm në një shtet të marrësh si Shqipëria bëhet një luftë kaq me hunj me gurë e me drejt e shejtan kundër institucionit të  presidentit. Ne duhet të ruajmë fytyrën e shtetit shqiptar”, tha Shehi në “Radarin Informativ” në Abc News.

Sipas Shehit largimi nuk i bën asnjë dëm Metës, por shtetit shqiptar pasi nëse shkarkohet presidenti, kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit tonë.

“Largimi është precedent se s’ka ndodhur ndonjëherë. Po u largua presidenti krijohet një precedent, ai që vjen pas këtij është gjysmë president sepse do të vijë i trembur ai se thotë të hiqkan këto. Kjo Metës si bën asnjë dëm se e bën hero, mirëpo Shqipërisë i bën dëm. Ca Europe që kryeministri heq prsidentin 3 muaj para se ti mbarojë mandati. E kam konsideruar gabim të madh që të largohet 3 muaj para se ti mbarojë mandati, pavarësisht se kush është Meta”.

Një thirrje pati për Metës, të cilin e këshillon që të përmbahet.

“Unë e thashë ky  është presidenti, mirë apo keq. Nëse e heqin do bëjnë diçka më të rëndë se kjo që thotë Meta. Po  të isha në vend të Metës nuk do t’i thoja, sepse në majë të një institucioni disa gjëra duhet të thuhen ndryshe.  Këto gjëra thuhen ditën që largohesh nga presidenca e të bëjë luftëtarin sipas mënyrës së tij. Ai duhet të ketë njëlloj vetëkontrolli,por si quaj të mjaftueshme këto qëndrime të Metës për ta larguar sepse duhet të mbrohet institucioni”.

Ndryshe nga Sali Berisha, Shehi thotë se Rama nuk kërkon që ta shkarkojë Metën për t’i hapur rrugë Bashës për në krye të presidencës. Kryeministri sipas tij kërkon të tregojë se mund të bëjë çfarë të dojë, duke rrëzuar dhe presidencën, që Shehi e quan “kalaja e fundit”.

“Unë ndjek një linjë normale. Meta nuk largohet për tu vënë Basha, por po mbyll strategjinë e Ramës. Kjo që ndodh me Metën po rreshtoj disa nga faktorët negativë. Ne s’kemi më një demokraci ntë vërtetë. Kryeministri mund të bëjë çfarë të dojë se mund të largojë edhe këtë që e quan kalanë e fundit.

Prodhon psikologji dhune dhe frike dhe e kthen kohën pas e shikon se çfarë bën ai i gjati  e hoqi dhe këtë. Për ti ruajtur një pjesë të asaj që e quajmë shteti shqiptar duhet që të durojmë të mbarojë mandati i presidentit. E kemi reduktuar mandatin e presidentit me kushtetutë”./m.j

Next Post
Babai udhëtonte me dy djemtë, detaje nga aksidenti tragjik ku vdiqën dy adoleshentë

Aksidenti me dy viktima në Durrës, gazetarja rrëfen detajet: Trupi i njërit prej fëmijëve ra tek koshat e plehrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In