Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
“Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet. Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe nuk pranojnë faktet”, tha Rama.
/b.h