• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama po e keqpërdor Begajn”, Bardhi: Djali i presidentit merr 30 mijë euro në muaj pa vajtur në punë

by A R
16/10/2025 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi akuzoi Presidentin për sjellje të njëanshme dhe shkelje të rënda të Kushtetutës.

“Kam njoftuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Rama po keqpërdor presidentin”, tha Bardhi në fillim të intervistës.

Sipas tij, Presidenti ka bërë ndërhyrje brutale në sistemin kushtetues, duke shkelur jo një, por shtatë herë Kushtetutën. Ai përmendi veçanërisht rastin e ndërhyrjes në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti nuk zbaton Kushtetutën. Nuk mund të thotë presidenti se ‘unë e shkrij Gjykatën Kushtetuese’, nuk e pyes atë. Begaj ka bërë ndërhyrje brutale edhe në mandatet e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.

Bardhi u ndal edhe te emërimi i ministres Diella, duke e cilësuar një tjetër akt të paprecedent nga ana e Presidentit.

“Presidenti nuk mund të përdorë termin ‘ministër’ për Diellën, sepse Diella është ministre sot në mënyrë antikushtetuese, pasi rrugën ia hapi dekreti i Begajt”, tha ai.

Një tjetër pikë që, sipas Bardhit, tregon shkeljen e rolit të Presidentit si garant i unitetit kombëtar, ishte mosreagimi ndaj pranisë së ambasadorëve në mitingjet e Partisë Socialiste.

“Në mitingjet e PS-së kanë qenë ambasadorë. Presidenti në këtë rast mund t’i jepte mesazh publik, duke u thënë ambasadorëve që të mos marrin pjesë në aktivitete politike”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Në listën e shkeljeve, Bardhi përfshiu edhe një ligj të miratuar nga mazhoranca që, sipas tij, cenonte hapësirat e opozitës në Kuvend. Ai theksoi se opozita i kishte kërkuar Presidentit ta kthente ligjin për rishqyrtim, por ky i fundit nuk veproi.

“Maxhoranca kaloi një ligj antikushtetues që ngushtonte hapësirën e opozitës në Kuvend dhe i kemi kërkuar presidentit që ta kthejë mbrapsht ligjin. Por Presidenti dekretoi ligjin dhe hodhi poshtë argumentet tona”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë”.

Një tjetër element që Bardhi solli në vëmendje ishte deklarimi i të ardhurave nga vetë Presidenti si mjek, çka, sipas tij, përbën shkelje të ligjit për konfliktin e interesit.

“Presidenti deklaron se merr të ardhura për konsulencën që jep si mjek. Kjo nuk lejohet me ligj”, tha ai.

Në fund, Bardhi ngriti dyshime mbi lidhjet familjare të Presidentit me përfitime publike, duke akuzuar djalin e tij për përfshirje në kompani që fitojnë tenderë në Shqipëri.

“Djali i presidentit jeton jashtë vendit dhe është i deklaruar si i punësuar në një klinikë private në Gjermani. Ndërkohë, punon edhe për kompani sigurimesh në Shqipëri. Kompania ku është punësuar ka fituar tendera. Ai merr 30 mijë euro në muaj dhe janë shumë”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë një përqendrim të pushtetit në duart e një njeriu të vetëm dhe përdorimin politik të Presidentit.

Next Post
Rusët u dorëzojnë SHBA-ve “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t

Rusët u dorëzojnë SHBA-ve “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com