• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, plehrat dhe Incenerimi i radhës për Transparencën dhe mendimin e qytetarëve  

by Aalison Pearse Stevens
14/12/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Gjergj Bojaxhi

Titulli i VKM-së së miratuar sw fundmi nga Qeveria më datë 7 Dhjetor thotë shumë dhe asgjë në të njëjtën kohë: “MIRATIMIN E BONUSIT NË PROÇEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONÇESION PËR NDËRTIM LANDFILLI E INCENERATORI DHE REHABILITIM TË VEND DEPOZITIMEVE EKZISTUESE, TIRANË”.  Thotë shumë pasi kuptojmë që tashmë do të kemi jo thjesht një kompani private e cila do të menaxhojë pjesën fundore të mbetjeve urbane,por do të kemi një landfill të ri, rehabilitim të landfillit ekzistues të Sharrës dhe një incinerator (djegws) të ri.  Ndërsa, nuk thotë asgjë pasi nuk dimë se cila është strategjia e menaxhimit të mbetjeve urbane ose më saktë cilat janë prioritetet sektoriale.

E fillojmë me më të thjeshtën: kompetenca për të mbledhur dhe përpunuar mbetjet urbane është e drejtë e plotë dhe ekskluzive e pushtetit lokal. Konkretisht landfilli i Sharrës i përket dhe menaxhohet nga Bashkia Tiranë. Prandaj, nuk kuptohet se me çfarë të drejte pushteti qëndror vendos të zaptojë kompetencen e administratës vendore.Vetëm një kryeministër që qeveris pa kushtetutë mund ta dijë përgjigjen, sepse e drejta për të kontraktuar rehabilitimin e Sharrës i përket pushtetit lokal. Krijimi i një landfilli të ri gjithashtu është e drejtë e pushtetit lokal dhe fakti që administrata qëndrore nis proçesin në formën PPP me një kompani private pa pasur asnjë gram mbetje për të kontraktuar nën administrimin e saj thotë mëse mjaftueshem për respektimin e ligjit dhe proçedurave.

Sa i përket inceneratorit  që përmendet, kontraktimi nëpërmjet PPP-së së tij, përtej faktit që ka të njëjtën kontradiktë si landfilli, shton edhe një komponent të ri kaosi në menaxhimin e mbetjeve.  Rrezikon të ulë prirjen e brishtw pwr riciklimin e mbetjeve pasi në momentin që ndwrtohet inceneratori, është në logjikën financiare që të djegë sa më shumë mbetje për një kthim sa më të shpejtë të investimit. Përtej interesit sasior vjen edhe ai “cilësor” i plehrave.  Plehrat më të mira për t’u djegur përsa i takon interesit të pronarit të inceneratorit janë mbetjet e riciklueshme dhe në mënyrë të veçantë ato të plastikës.  Domethënë nga njëra anë prodhojmw ligje qw lejojnw importimin e mbetjeve plastike për të mundësuar ekzistencën ekonomike të sektorit të riciklimit dhe nga ana tjetër firmosim kontrata PPP që do të shkatërrojnë edhe atë industri të brishtë riciklimi që kemi sot? A është kjo provw, që kemi të bëjmë me qeverisje kasapësh që kujtdo mund ti shërbejë por jo të përbashkëtës?

Do tw duhej njw artikull mw i gjatw, nwse do tw shtrohej pyetja se cila wshtw kjo kompani e pwrfshirw nw kwtw PPP? Çfarë lloj serioziteti duhet të ketë një kompani dhe njerëzit që do të fusin kapitalin e tyre financiar në të dhe a mundet që ky kapital të investojë në një projekt ku e gjithë marrëdhënia dhe kontratat do të vijnë nga fondet publike pa qenë pjesë e pazareve të fshehta dhe sofrës politike? Çdo qytetar e kupton që ky është një pazar i filluar në tavolinë dhe në qoftë se do të mbyllet, do të mbyllet gjithashtu në tavolinë, larg transparencës publike dhe si zakonisht me shumw mundësi në kurriz të interesit të qytetarwve.  Vazhdon saga e koncesioneve “private” me fonde “publike”.

Next Post
Vrasja me thikë në Austri/ Shqiptari goditi polakun… për kamarieren

Vrasja me thikë në Austri/ Shqiptari goditi polakun... për kamarieren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In