• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ‘përmbys’ qeverinë, Braçe zgjidhet zv.Kryeministër, ikin shtatë ministra

by Java News
28/12/2018 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste ka njoftuar edhe ndryshimet në kabinetin e tij.

Kreu i qeverisë tha se në kabinetin e ri do të ketë 50 % gra.

Risi në ndryshimet e qeverisë është edhe zgjedhja e Erjon Braçes si zv. Kryeministër.

Ministrat që zëvendësohen:

Ikën Senida Mesi – Erjon Braçe zgjidhet zv. Kryeministër
Ikën Ditmir Bushati – Vjen Gent Caka 
Ikën Arben Ahmetaj – Vjen Anila Adenaj 
Ikën Damian Gjiknuri – Vjen Belinda Balluku
Ikën Lindita Nikolla – Vjen Besa Shahini
Ikën Mirela Kumbaro – Vjen Elva Margariti
Ikën Niko Peleshi – Vjen Bledi Çuçi
Ikën Sonila Qato – Vjen Eduard Shalësi
Hapet Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Elisa Spiropali

Kryeministri pati një mesazh edhe për ministrat që qëndrojnë. Rama deklaroi e ministrat e ri nuk do të tolerohen nëse nuk do ti japin nje tjeter ritem punes.

Largohet Lindita Nikolla

“Ata janë një pjesë e mirë e kësaj familje, mund të mbaja një fjalë për të gjithë. Dua ta filloj me Linditën sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këtë moment, por ajo është qënë në qendër të ciklonit dhe për më tepër dhe nuk dua që ta harrojë njëri se askush nuk kërkoi ndyshimin e ministres, apo qeverisë, reforma në arsim është një nga reformat më të plota të arsimit”, tha Rama. Besa Shahini, zëvendës rinisja e arsimit bëhet ministre e Arsmit”.

Largohet Arben Ahmetaj

Nëse sot shifrat janë të atilla që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve në botë, merita kryesore i takon ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ministrja e re do të jetë Anila Adenaj, është drejtuesja aktuale e fondit të sigurimit shëndetësor.

Largohet Ditmir Bushati

Ditmir Bushati ka padiskutim edhe ai merita të pamohueshme në të gjithë rrugën e deritanishme. Është koha që Ditmiri t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë. Genc Caka do të jetë ministri i ri, është zv/ministri aktual.

Largohet Damian Gjiknurin

Dua të them dy fjalë për Damian Gjiknurin pasi për fat të keq ajo që ka ndodhur së fundmi ka errësuar padrejtësisht kontributet. Gjiknuri është ministri që ka lënë shenjë të pashlyeshme me reformimin rrënjësor të shërbimit të energjisë. Pa Damian ajo reformë do të ishte e pamundur dhe askush tjetër ndër ministra nuk i ka kapacitet e tij drejtuese dhe menaxhuese. Është një investim i padiskutueshëm i Partisë Socialiste. Vjen Belinda Balluku

Niko Peleshi ka qenë një bashkëpunëtor që të gjithë do të donin ta kishin. Bledi Çuçi do të zëvendësojë Niko Peleshin.

Edhe Mirela Kumbaro meriton të gjithë respektin për punën që është bërë. Trashëgimi kulturore sot është më në kujdes se asnjëherë tjetër.

Mirela do të zëvendësohet nga Elva Margariti është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore kombëtare  e projektit të 100 fshatrave

Elisa Spiropali të bëhet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Largohet Senida Mesi 
Erion Braçe do të jetë zv/Kryeministri i ri i qeverisë.
Erioni do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve, në shërbime për njerëzit, në shërbime dinjitoze dhe për të dhënë kontributin e tij unikal në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash. Erioni do të udhëheqë zbatimin e programeve të veçanta, siç ka udhëhequr programin për adresimin e 8 kërkesave të studentëve.

***

“Ata janë një pjesë e mirë e kësaj familje, mund të mbaja një fjalë për të gjithë.

Dua ta filloj me Linditën sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këtë moment, por ajo është vënë në qendër të ciklonit dhe për më tepër nuk dua që ta harrojë njëri se askush nuk kërkoi ndyshimin e ministres, apo qeverisë, reforma në arsim është një nga reformat më të plota të arsimit.

Librat, deri dje fëmijët ë këtij vendit futeshin në një xhungël librash mashtrues, 600 tekste u hoqën. Besa Shahini, zëvendës rinisja e arsimit bëhet ministre e Arsmit”.

***

Rama, i ashpër me socialistët: Nuk dal në opozitë për tezet e krushqit tuaj!

Gjatë Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër deputetë e zyrtarë të PS që tentojnë të bëjnë punësime selektive në administratë.

Shefi i qeverisë paralajmëroi socialistët se nëse do vijojnë të punësojnë të afërmit e tyre në administratë, më mirë të largohen.

“Kam folur disa herë por kam rënë në vesh të shurdhët. Qeveria nuk janë minisitrat, por të gjithë ata që na përfaqësojnë në territor. Harroni kunata, teze, daja që do të futen në punë. PS nuk mund të shkojë në opozitë për shkak të tezeve, kunatave. Harrojeni ose bëni një gjë të thjeshtë, ikni nga PS dhe pastaj do merremi t’ju rregullojmë në punë të gjithë familjen.  Kush nuk është dakord me këtë të shkojë të bëjë parti tjetër”

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së tha se mungesa e opozitës i ka mpirë shqisat qeverisë.

“Kemi humbur kohë, kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? Ska. Ska shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.

Javanews/a.çupaj

Next Post
Trump e ka me paraardhësit: 11 shtatori mund të ishte ndaluar

SHBA, vazhdon mbyllja e pjesshme e administratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In