Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-liderit të VetëVendosjes dhe ish-kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit pas kritikave që ky i fundit i bëri në lidhje me demarkacionin.
Ndërsa dje Rama i kërkoi kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të ndryshonte mendim për demarkacionin me Malin e Zi, Kurti i kujton marrëveshjet që janë bërë mes dy qeverive vitin e kaluar por që ende nuk janë realizuar. Ai thotë se me këtë demarkacion Kosova humb 8200 hektarë dhe sipas Kurtit, kërkesa e Ramës është e padrejtë.
“Nga kryeministri ynë Edi Rama presim që të merret me realizimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë. Dhe, po ashtu presim që ai të kontribuojë në lartësimin e social-demokracisë e të bashkimit të kombit. Nuk kemi kohë për të humbur e as tokë për të falur”, shkruan Kurti në “Facebook”.
Ndërsa Rama i shkruan: “I dashur Albin! Faktet s’janê opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”. /b.d