Kryeministri Rama ka komentuar dje takimin e kreut të PDsë, Lulzim Basha me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Duke folur në “Xing me Ermalin” Rama e krahasoi Bashën me Bleona Qeretin, këngëtaren e famshme që është zhvendosur në SHBA.
“Edhe ai si Bleona. Sa bëri një foto me Trumpin dhe kaq”, tha Rama. Më tej Mamaqi iu përgjigj: “Edhe Bleona ka paguar 20 mijë euro?”. “Atë s’e di unë”, tha Rama. (b.an)