Shqipëria dhe Mali i Zi fimosën një ‘Memorandum Mirëkuptimi’ për të ndërtuar Korridorin e Kaltër. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste ekskluzive për CRI Shqip.
“Kemi besim se do të finalizojmë studimin e fizibilitetitit dhe financimin e projekteve të infrastrukturës dhe të katër akseve të rëndësishme rrugore në Shqipëri,” tha Rama.
Për kryeministrin shqiptar mekanizmi i bashkëpunimit ’16+1′, midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është duke funksionuar dhe pas katër viteve po marrin jetë projekte me rëndësi strategjike.
“Po të shikojmë ecurinë e këtyre katër viteve, ka filluar të konkretizohen projekte me rëndësi strategjike brenda këtij mekanizmi,” tha Rama për CRI Shqip.
Më herët të enjeten, kryeministri shqiptar u prit në një takim në rezidencën qeveritare Diaoytai nga homologu kinez Li Keqiang. (Leftion Peristeri)