• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për ‘La Republica’: Berisha është penduar që s’më vrau kur ishte në qeveri

by Java News
23/02/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata politike në Shqipëri ka ngjallur mjaft interes në shtetin fqinj, Italinë. Gazetarë të mediave të rëndësishme italiane kanë qenë në vendin tonë, pas protestave dhe djegies së mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar, ku kanë marrë në intervistë kryeministrin Edi Rama dhe liderët e opozitës. Në një intervistë për ‘la Republica”, kreu i qeverisë shqiptare thekson sërish se djegia e mandateve nuk është ide e mire, por thotë se teknikisht parlamenti mund të ecë përpara pa probleme. Thotë se në protestë nuk është populli por administrata e PD-së, dhe se e gjitha është 100 % luftë për pushtet. Gjithçka “dirigjohet” nga Berisha – thotë Rama – i cili është “shefi” – siç ai shprehet ndërsa Basha, administratori i deleguar.

Pyetet edhe për deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha se njerëzit do ta hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë ta ta eliminuar është një plumb. Por Rama përgjigjet duke risjellë në memorien e tij deklarata edhe më të forta. “Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem”.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e politikes që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës në drejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vërtete të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

Në shesh kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Pyetja: Ish-presidenti Berisha ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush: thotë se njerëzit do ta hedhin në lum, dhe se e vetmja mënyrë për t’ju eleminuar është një plumb.

 Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem. Më kujtohet që thoshte se më keq se komunistët janë anti-komunistët. Ja, Berisha i ka shërbyer në fillim komunizmit dhe pastaj u bë anti-komunist. Për fat të mirë ne nuk jemi më në epokën e plumbit, por të fjalës, të dialogut. Unë refuzoj logjikën e fushës së lojës ku duhet domosdoshmërisht të asgjësohet kundërshtari

Next Post
Balla tallet me Spahon:“Ke goxha ëndërr Profesori”

Balla në Kongresin e PES: Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me dhunë! Kriza e iniciuar nga PD-LSI kundër Reformës në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In