• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për çështjen Beleri: Çfarë kërkon pala greke prej nesh?! Mendojnë se pushteti politik tërheq për hunde gjyqësorin

by Java News
04/09/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u ndal edhe tek marrëdhëniet me palën greke, marrëdhënie të tensionuar pas çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Rama: Impakti i pazakonshëm i organeve të reja drejtësisë është po ashtu me rëndësi. Sa herë do të bëhet fjalë për aktivitetin e këtyre organeve sidomos të SPAK, nuk do reshtem së foluri. Shohim se çfarë pala greke po kërkon prej nesh? Përse ndodh kjo? Si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument.

Vullneti ynë politik duhet ta zgjidhë si e mendojnë ata, ndërsa organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendime. Ne nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. Por kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri po kalon përmes një sprove të fortë.

Qasja jonë është e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur ato pa kushte në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit , bie ndesh me inercinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare. Ajo historia i ka mësuar njerëzit të mendojnë se pushteti politik tërheqë për hundë pushtetin gjyqësor.

Arsyeja se përse u zgjata për turizmin ka të bëjë me faktin se ky momentum i këtij sektori ka të bëjë me një poshim të madh që askush se mohon që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër. Të gjitha këto do të jenë një stimul për të bërë më shumë nesër dhe jo një stimul për të fjetur mbi dafina. Impakt kanë pasur organet e reja të drejtësisë. Mbledhjen e shkuar iu fola troç me dyer të mbyllura. Dhe u thashë që nuk do të rresht së përsërituri disa gjëra.

Shikoj me kujdes se ç’a po diskutohet sot mes nesh dhe Greqisë, se çfarë pala greke po kërkon prej nesh. Pala greke nuk dëgjon asnjë argument por vetëm këmbëngul. Duhet ta zgjidh siç e mendojnë ata një çështje që organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre. S’dua të përsëris çfarë kam thënë për çështjen. S’kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për çështjen e drejtësisë. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i përmbysur i pushtetit tonë politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushteti politik. Për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë por për ti mbështetur dhe inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit krimit të organizuar është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht me historinë e tmerrshme të një historie 100 vjeçare.

Ajo histori i ka mësuar njerëzit brez pas brezi. Shumë mendojnë se pushteti politike tërheq prej hunde pushtetin gjyqësor. Sipas këtij mësimi të vjetër ky i fundit fishkëllen penalltinë e shkeljes së ligjit dhe sipas interesit të skuadrës dhe karriges së vetë e gjuan vetë topin e drejtësisë. Shkurt muhabeti mësimi është bëni si themi ne mos bëni si bëjmë ne. Kështu mendojnë edhe ata që u fryjnë në vesh fqinjëve grekë nga larg dhe nga afër, qofshin politikanë me foltore dinjiteti apo me mikrofonë, analistë, ekspertë ligjorë, avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash të cilit i kanë marrë në administrim edhe faqen në facebook ku postojnë për hesat të tyre letrat e tij nga qeveria dhe shkruajnë se ai ndjehet si thoi i një luani. Këta shqipfolësit janë të tërë në të drejtën e tyre, grekët po se po, po këta që ta abuzojnë lirinë e shprehjes sa të kenë fuqi”, tha Rama./m.j

 

Next Post
Si “Pirati i Karaibeve”/ U rrëzua teksa vraponte, Scholz shfaqet me sy të maskuar: Mezi pres memet…!

Si "Pirati i Karaibeve"/ U rrëzua teksa vraponte, Scholz shfaqet me sy të maskuar: Mezi pres memet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In